Përfshihet nga flakët makina e nënkryetarit të bashkisë
Makina e nënkryetari të bashkisë Ballsh është djegur rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori”.
Sipas policisë bëhet me dije se mjeti tip BMW është në pronësi të Haredin Seranaj, nënkryetar i bashkisë Ballsh.
Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./tvklan.al