
Video/ Fshehu drogën në makinë, arrestohet
Policia e Elbasanit ka arrestuar një person, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin është gjetur 7 kg kanabis në formë çokollate.
Në pranga ka rënë Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Mos kallëzim krimi”, pasagjerja me inicialet V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç, e cila po udhëtonte në mjetin ku u gjet lënda narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, Gjolena po transportonte një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë drogë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan.
/tvklan.al