Napoli përmbys Milanin


Napoli përmbys Milanin

13:30 26/08/2018

Mund të kish marrë një fitore të rëndësishme, por Milan u largua i mundur nga stadiumi “San Paolo” në përballjen e luajtur mbrëmjen e së shtunës. Napoli i Carlo Ancelotti triumfoi me rezultatin 3 – 2 në takimin e javës së dytë.

Një përmbysje e napolitanëve që reaguan, pasi pësuan 2 gola. Gattuso nuk arriti të triumfonte ndaj ish-trajnerit të tij edhe pse skuadra që drejton shënoi në minutën e 15 me Bonaventura. Fillimi i pjesës së dytë dhe goli i Calabria krijuan idenë se Milan do ta kishte të lehtë, por strategjia e Ancelotti rezultoi më efikase gjatë pjesës së dytë, që solli edhe suksesin në minutat e fundit.

Gennaro Gattuso:

Na djeg kjo ndeshje sepse ishim me dy gola para dhe nga ana psikologjike është një goditje e rëndë. Nuk mjafton të luash mirë, nga një herë duhet të punosh shumë. Përgjegjësia më e madhe është e imja sepse unë e stërvis këtë skuadër.

Ancelotti:

Përjetova një emocion të madh. Fituam falë dëshirës së madhe të lojtarëve dhe veçanërisht falë shtysës që na dhanë tifozët në fund të ndeshjes.

Në takimin tjetër të ditës së shtunë Juventusi fitoi 2 – 0 me Lacion në Torino. Golat u realizuan nga Pjaniç dhe Manxhukiç, nga një në secilën pjesë. Cristiano Ronaldo nuk shënoi edhe në këtë sfidë por dha një asist. Portugezi duket se do të kërkojë ende kohë të familjarizohet me kampionatin.

Tv Klan






Të ngjashme