Sekuestrohet 125 kg marijuanë në Igumenicë


Sekuestrohet 125 kg marijuanë në Igumenicë

14:02 26/08/2018

125 kg marijuanë janë kapur në orët e para të së dielës në kufirin greko-shqiptar.

Burime konfidenciale nga policia e Igumenices, e cila ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, bëjnë me dije se janë arrestuar Andrea Aliaj, 24-vjeç, lindur në Vlorë dhe Bledar Zotaj, 34-vjeç, lindur në Greshkë.

Operacioni u zhvillua në një zonë pyjore në Leptokaria të Thesprotisë. Dy të arrestuarit e kishin fshehur drogën në 77 pako në çanta udhëtimi.

Tv Klan






Të ngjashme