Refuzoi të lidhej me të, 14-vjeçarja theret nga shoku i klasës


Refuzoi të lidhej me të, 14-vjeçarja theret nga shoku i klasës

20:45 26/08/2018

Një nxënës nga Oklahoma, SHBA, ka goditur me thikë në mënyrë të përsëritur një shoqe klase, pasi thuhet se ajo kishte refuzuar të krijonte një lidhje me të.

Sipas

The Sun

, 14-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është therur 9 deri në 11 herë me thikë më 16 Gusht.

Adoleshentja i tha policisë të mërkurën se një djalë në shkollë e sulmoi atë, pasi ajo i tha se nuk ishte e interesuar të krijonte një marrëdhënie.

Policia lokale tha për mediat:

“Autori i është afruar vajzës duke i kërkuar të krijojë një lidhje me të por është përballur me refuzimin e saj”.

“Ajo tha se e pëlqente atë si një shok, asgjë më shumë dhe që ata të mbeteshin miq”.

Shefi i policisë shtoi se adoleshentja nuk e kishte idenë se djali 14-vjeçar mund të kishte ndonjë qëllim të keq ndaj saj dhe se sulmi i egër ishte shumë i papritur.

Vajza u transportua në spital me dëmtime serioze pas sulmit të tmerrshëm por gjendja e saj tashmë është stabilizuar./

tvklan.al 






Të ngjashme