Bazë hapësinore në Hënë


Bazë hapësinore në Hënë

23:30 29/08/2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin misionin e ardhshëm në Hënë me plan më afatgjatë, për t’u bërë një prezencë konstante në orbitën e satelitit tonë menjëherë pas vitit 2020.

Programi është prezantuar tashmë nga zv. presidenti amerikan, njëkohësisht edhe shefi i Këshillit të Rilindur Kombëtar Hapësinor, Mike Pence para kërkuesve dhe teknikëve të NASA-s.

Sipas tij, misionet hënore duhet të paraprijnë ato të parashikuarat për në planetin Mars. Madje ka theksuar se presidenti Donald Trump ka firmosur tashmë direktivën numër një mbi poltikat hapësinore dhe ka kërkuar fokusimin e fluturimit dhe rikthimit të njeriut në Hënë.

Agjencia hapësinore ka nisur punën tashmë dhe është zhvilluar një raketë për të çuar kapsulat Orion mbi satelit. Ndërkohë po punohet për ndërtimin e një stacioni të vogël, që do të jetë i përshtatshëm për orbitën e Hënës, i cili do të përdoret si bazë kërkimesh në sipërfaqen e saj, por që do shërbejë edhe si hap paraprak për fluturimet e ardhshme ndërplanetare.

Klan Plus






Të ngjashme