“Homoseksualiteti është sëmundje mendore”, Vatikani zhduk komentin e Papës
Vatikani reagoi ndaj rekomandimit të Papa Françeskut që prindërit të kërkojnë ndihmën psikiatrike për fëmijët që shfaqin tendenca homoseksuale.
Papa ia tha këtë koment një gazetari, ndërsa po kthehej nga Irlanda në Romë, por Vatikani më pas e hoqi nga llogaria zyrtare, duke thënë se ai nuk donte të thoshte që homoseksualiteti është sëmundje mendore. Papa u pyet nga një gazetar se çfarë do t’u thoshte prindërve që vërejnë karakteristika homoseksualiteti te fëmijët e tyre.
“Nëse e tregon veten që në fëmijëri, ka shumë gjëra që mund të bëhen në psikiatri për të parë sesi janë gjërat. Është diçka tjetër nëse e tregon pas 20 vitesh”,
tha ai.
Papa Françesku shtoi se injorimi i fëmijës që shfaq tendencë homoseksualiteti që në fëmijëri, është gabim i nënës ose babait.
Gjithsesi, kur Vatikani botoi përgjigjen e papës, pjesa e psikiatrisë ishte hequr. Kur u pyet përse, një zëdhënëse e Vatikanit tha se ishte bërë për të “mos ndryshuar mendimet e Atit të Shenjtë”.
Ajo shpjegoi:
“Kur papa iu referua “psikiatrisë”, është e qartë që e bëri për të nxjerrë në pah një shembull të ‘gjërave që mund të bëhen’. Por me atë fjalë ai nuk donte të thoshte që homoseksualiteti është ‘sëmundje mendore'”.
Udhëtimi i Papa Françeskut në Irlandë ishte i mbushur me polemika mes kritikave se ai injoroi akuzat për abuzim seksual kundër kardinalit të shquar të SHBA, Theodore McCarrick./
tvklan.al