14 minutat e mistershme me të dënuarin për vdekje
Të burgosurit, Carey Dean Moore 60- vjeçar iu injektua një koktej me katër lloj drogrash 50 herë më të fortë se heroina. Për dënimin me vdekje në burgun e Shtetit të Nebraskës u përdor për herë të parë fentanoli dhe fytyra e tij u kthye në ngjyrë të kuqe dhe më pas në vjollcë.
Por çfarë ndodhi me vrasësin e dy taksistëve për 14 minuta, pas perdes së bardhë?! Ekzekutimi i tij do të hyjë në histori. Media britanike“Mirror”
ka publikuar etapat që u ndoqën për ekzekutimi e 60-vjeçarit. Në orën 10:24, Carey Dean Moore, u mbulua me çarçaf të bardhë dhe u transportua në shtratin e tij të vdekjes. Disa minuta pasi atij i ishte injektuar një koktej me katër lloj drogrash 50 herë më të forta se heroina, ai i tha disa fjalë familjes së tij“ Unë ju dua”.
Atij u dha së pari valium për të ngadalësuar lëvizjen e muskujve. Pastaj, në orën 10:26, ai shikonte tavanin dhe mbylli sytë, nuk ndjente asnjë lloj gjëje. Një minutë më vonë në orën 10:27 fryma e tij u bë e rëndë dhe në orën 10:29 qepallat e tij u kontrolluan për të parë nëse ai ishte ende i vetëdijshëm. Në orën 10.30 atij iu dha një tjetër injeksion, kësaj radhe fentanil opioid. Në orën 10:31 gjoksi i tij po dridhej për pak minuta më pas pushoi. Në orën 10:32 atij ju dha një drogë tjetër. Në orën 10:33 atij u injektua përsëri një ilaç që duhej të ndalonte zemrën. Megjithatë në orën 10:34, fytyra e tij filloi të kthehej në të kuqe, pastaj në vjollcë. Në mënyrë dramatike në orën 10:39 perdet u mbyllën dhe Moore nuk ishte me i ekspozuar për ata që po merrnin pjesë në ekzekutimin e tij. Pas 14 minutash, në orën 10:53 perdet u rihapën për 40 sekonda. Koha e vdekjes së Moore u regjistrua në orën 10.47. Ekzekutimi i 60- vjeçarit është i mbushur me mister, pasi perdet nuk mbyllen asnjëherë kur bëhet fjalë për dënimet me vdekje. Por ajo që ndodhi për 14 minuta pas perdes së bardhë në Burgun e shtetit të Nebraskës mbetet një mister. Para Moore, në ekzekutimin e fundit ishte përdorur një karrige elektrike. Në deklaratën e tij të fundit me shkrim, Moore pranoi se ishte fajtor: "Unë jam fajtor". Lidhur me 14 minutat e mistershme në shtetin e Nebraskës kanë nisur spekulime të shumta.Carey Dean Moore, 60 vjeç, ishte në rreshtin e vdekjes për vrasjen e dy shoferëve të taksive të kryera kur ai ishte 21 vjeç në 1979.
Ai kishte qenë gjashtë herë në të kaluarën në "shtratin e vdekje", por në të gjitha rastet ai ishte ndalur në orën e 11:00.
Por më në fund, në orën 10:47 më 14 Gusht, vrasësi u shpall i vdekur.
/tvklan.al