Statuja e Erdogan hiqet nga qyteti gjerman


Statuja e Erdogan hiqet nga qyteti gjerman

17:00 30/08/2018

Qyteti gjerman Wiesbaden ka hequr një statujë ari prej 4 metrash të presidentit të Turqisë pasi në sipërfaqe të saj u shkrua “Hitleri turk”.

Statuja e Rexhep Tajip Erdogan ishte e ngritur në një shesh si pjesë e festivalit të Arteve Bienale të Wiesbaden.

Kjo shkaktoi konflikte mes mbështetësve dhe kritikëve të Erdoganit.

Statuja u zhvendos mbrëmjen e së martës, shkruan BBC.

Anëtari i këshilli të qytetit Oliver Franz tha për gazetën Wiesbadener Kurier tha se diskutimet ishin përshkallëzuar në përleshje fizike.

Në marrëveshje me policinë e shetit, kryebashkiaku Sven Gerich vendosi që të hiqet statuja pasi nuk mund të garantohej më siguria.

Gjermania ka një pakicë të konsiderueshme turke, qëndrimet e kundërta të cilëve reflektojnë qëndrimet ndaj Erdoganit në Turqi. Disa e mbështesin politikën e tij nacionaliste, ndërsa të tjerë e akuzojnë atë për tendenca autoritare.

Marrëdheniet mes Gjermanisë dhe Turqisë kanë qenë të ftohta në vitet e fundit, jo më larg se në Mars të vitit 2017, Erdogan i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët.

Fyerja erdhi pasi autoritetet gjermane anulluan tubimet ai shpresonte se do të nxisnin votuesit etnikë turq në Gjermani, përpara një referendumi kyç.

Në gusht të të njëjtit vit, një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të Gjermanisë, Erdogan i quajti politikanët qeveritarë të vendit "armiq të Turqisë" të cilët meritonin të refuzoheshin nga votuesit. Komentet e tij u dënuan ashpër nga ministrat gjermanë.

Erdogan ka planifikuar të mbajë një vizitë shtetërore në Berlin në fund të shtatorit./tvklan.al 





Të ngjashme