Humbi djalin 10-ditësh, thirrja e nënës për gratë shtatzëna
Një nënë është detyruar të autorizojë fikjen e aparaturave që mbanin në jetë djalin e saj 10-ditësh pasi ai u sëmur nga herpesi.
Kira Aldcroft, 22 vjeç, tani iu bën thirrje të gjitha nënave që janë shtatzënë të testohen për virusin. Ajo kishte një shtatzëni perfekte deri sa djali i saj Leo u lind nëntë ditë para datës së përcaktuar nga mjekët, shkruanThe Sun
. Nëna e një fëmije, nga Manchesteri, tha se ajo nuk kishte simptoma të herpesit gjenital përveç një infeksioni të lehtë, që sipas saj infermieret i kishin thënë se është efekt anësor i zakonshëm i shtatzënisë. Por vetëm tetë ditë pas lindjes së Leos, ëndrra e Kirës u shndërrua në “makthin më të madh të një nënë”, kur djali i saj u dërgua me urgjencë në spital pasi nga goja e tij filloi të rridhte gjak. Pasi gjendja e tij u përkeqësua shpejt, Leo ra në koma. Pas ekzaminimeve mjekët zbuluan se Kira ishte e prekur nga virusi herpes dhe e kishte kaluar te djali i saj gjatë lindjes. Vetëm disa orë pasi u dërgua për në spital, mjekët thanë Kirës se mëlçia dhe veshkat e Leos së vogël po dobësoheshin dhe se ai duhej të vihej në një aparat dializë për t'u mbajtur gjallë. Menjëherë pas kësaj, stafi zbuloi një mpiksje dhe ënjtje në trurin e Leos dhe zbuloi se të gjitha organet e tij po dështonin. Pas kësaj, Kira mori vendimin pikëllues për të fikur aparatin që mbante foshnjen e saj në jetë.“Mjekët më thanë se gjendja e tij është përkeqësuar. Ishte momenti që unë si nënë të merrja një vendim. Sapo vendosa për fikjen e aparaturave isha në gjendje që të qëndroja pranë tij. Vura kokën time në inkubator dhe mbaja dorën e tij kur erdhi koha që ai të ikte përgjithmonë”,
tha nëna e vogëlushit të ndjerë./tvklan.al