Korçë, vidhen 3 kisha dhe 5 banesa emigrantësh


Korçë, vidhen 3 kisha dhe 5 banesa emigrantësh

11:38 31/08/2018

Korçë- Brenda pak ditësh janë vjedhur arkat e 3 kishave dhe 5 banesa emigrantësh, në fshatin Zvirinë

Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave ndërsa në kishën e Shën e Premtes kanë hapur me mjete të sofistikuara derën.

Nuk dihen vlerat monetare te përvetësuara ndërkohë që sipas banorëve dhe priftit të fshatit fenomeni është i përsëritur ndërsa pavarësisht denoncimit në polici nuk ka asnjë autor të dyshuar.

/tvklan.al

 






Të ngjashme