Thirrja e ish-kapitenit për tifozët
Në prag të ndeshjeve të Nations League, ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana u bën thirrje tifozëve të përfaqësueses që të mbështesin maksimalisht skuadrën.
“Është një kompeticion i ri është një moment i vështirë mundësi për të rindërtuar skuadrën dhe sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje.
Sidomos si shqiptarë kemi nevojë të tregojmë dashamirësi për kombëtaren, do jem i pari në stadium”.
Shqipëria do të ndeshet me Izraelin në 7 Shtator dhe më pas do të udhëtojë për në Skoci ku do të përballet me përfaqësuesen vendase në Hampden Park të Glasgow.
Tv Klan