Pistoletë në kokë biznesmenit
Admintratori i një pike të këmbimit valutor në Pogradec u grabit me armë mëngjesin e sotëm teksa po përgatitej të transferonte një shumë parash me automjetin e tij.
Sipas policisë në momentin që ai po fuste lekët në makinë një person i aramtosur i është afruar dhe pasi i vuri pistoletën në kokë i kërkoi paratë.
Më pas autori u largua bashkë me shumën prej 14 milionë Lekësh. Policia ka marrë në pyetje disa persona për zbardhen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Tv Klan