Sot mbyllet java e tretë e Superligës
Superliga do të mbyllë sot javën e tretë.
Kukësi do të luajë me Tiranën në orën 16:45 në Shkodër. Të dy ekipet kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat. 1 pikë për dy ndeshjet e para janë shumë pak për të përmbushur objektivat sezonalë.
Kukësi – Tirana është cilësuar edhe si ndeshja më e rëndësishme e javës. Sfida tjetër e ditës do të jetë ajo mes Teutës dhe Kamzës në orën 19:45 që do të zhvillohet në Durrës.
Klasifikimi në Superligë kryesohet nga Skënderbeu dhe Flamurtari me nga 7 pikë secili.
Tv Klan