Xhafaj mbledh krerët e policisë, kërkohet angazhim për zbardhjen e ngjarjeve kriminale
Pas ngjarjeve kriminale të kohëve të fundit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka udhëtuar sot drejt Shkodrës ku ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë lokale. Kreu i uniformave blu ka kërkuar reagim nëpërmjet masave të ashpra reaguese.
Ndonëse nuk ka pasur një njoftim zyrtar, Tv Klan mësoi se Xhafaj ka apeluar për një angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit. Sipas të njëjtave burime, Xhafaj ka pasur takime edhe me drejtorët e policive të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.
Mësohet se Xhafaj i ka kërkuar Veliut të largojë nga policia efektivë për të cilët ka indicie se janë të implikuar në afera apo dhe ata që nuk i përgjigjen detyrës.
Tv Klan