Përmirësohet cilësia e jetesës në Afrikë
Në Afrikë rritet mosha mesatare e vdekjeve. Në tre vitet e fundit situata është përmirësuar ndjeshëm në 47 vende të kontinentit afrikan, bën të ditur OBSH. Sipas raportit të kësaj të fundit, pritshmëria e jetës në shëndet të plotë në vendet afrikanë ka kaluar nga 50.9 në 53.8 vjeç në vetëm 3 vitet e fundit.
Sipas drejtoreëshës së OBSH për Afrikën, Matshidiso Moeti, këto të dhëna janë shumë positive e shpresëdhënëse dhe përmirësimi mund të jetë i shpejtë në vitet e ardhshme.
Aktualisht shkaqet kryesore të vdekjes në Afrikë mbeten infeksionet kryesisht në rrugët e frymëmarrjes, virusi HIV që është përgjegjës për AIDS dhe infeksionet gastrointestinal. Pikërisht mbi këto tre rreziqe primare janë përqëndruar programet e mbrojtjes shëndetësore dhe parandalimit të sëmundjeve. Mortaliteti i lidhur me këto patologji gjithsesi ka kaluar nga 87.7 në 51.1 vdekje për çdo 100 mijë persona në 5 vitet e fundit.
Klan Plus