Si funksionojnë butonat e semaforëve


Si funksionojnë butonat e semaforëve

08:41 04/09/2018

Koha kur pret semaforin që të kthehet nga e kuqe ne të gjelbër ndonjëherë duket se zgjat “një përjetësi”. Por informacionet e reja kanë zbuluar se shtypja e butonit të semaforit nga këmbësorët nuk ka asnjë funksion.

Kështu në Londër, nga e hëna deri të enjten butoni është i padobishëm nga ora 07:00 deri në orën 19.00 dhe të premten është joaktiv prej orës 07:00 deri në orën 21.00.

Kur është fundjavë, butoni është jofunksional në kryqëzimet me trafik të rënduar nga ora 08.30 deri në orën 21.00, shkruan

Daily Mail

.

Por të dielën, këmbësorët duhet të shtypin butonin aq sa është e nevojshme pasi në këtë mënyrë ata do të udhëzohen se kur është momenti i duhur për të kaluar rrugën.

Krahasuar me Londrën, këmbësorët në Sydney të Australisë presin 30 sekonda më shumë në kryqëzime.

/tvklan.al






Të ngjashme