Luftoi vdekjen deri në fund, ndërron jetë 21-vjeçarja


Luftoi vdekjen deri në fund, ndërron jetë 21-vjeçarja

14:30 04/09/2018

Një vajzë e re amerikane e sëmurë nga fibroza cistike, (sëmundje gjenetike e mushkërive), e cila u bë e njohur përmes postimeve frymëzuese në rrjetet sociale, ka vdekur pas një transplanti mushkërie.

Claire Wineland, 21 vjeç, u bë e njohur për postimet e saj rreth sëmundjes dhe vdekjes në mediat sociale.

Wineland iu nënshtrua një transplanti të suksesshëm të mushkërisë më 26 Gusht, por pësoi një goditje menjëherë pas kësaj.

Në një postim në Facebook, Fondacioni i Claire tha:

“Themeluesja jonë frymëzuese ndërroi jetë. Ajo u largua pa dhimbje dhe stafi mjekësor tha se vdekja e saj ishte më paqësorja që kanë parë ndonjëherë”.

Wineland u bë e famshme nga përdorimi i rrjeteve sociale dhe fjalimeve ku përcillte mesazhe pozitive rreth çështjeve si sëmundja e saj dhe vdekja.

 “Jeta nuk është vetëm për të qenë të lumtur...Është ajo çfarë ju bëni për veten tuaj dhe nëse ndiheni krenarë për çfarë jeni dhe asaj çfarë iu është dhënë”

, tha ajo.

Në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale para transplantit të saj, Wineland foli për rëndësinë e dhurimit të organeve për personat që vuajnë nga fibroza cistike.

 “U jam mirënjohëse mjekëvve që do të më japin më shumë jetë për të punuar. Jam mirënjohëse për mundësinë që të vazhdoj të jem një njeri”

, tha ajo.

Fibroza cistike është një sëmundje gjenetike e mushkërive që nuk ka ndonjë kurë të njohur. Nëse sëmundja avancohet krijon shumë mukus, duke përhapur infeksionet në trup dhe duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes në mushkëri./tvklan.al 





Të ngjashme