Zjarri i muzeut në Brazil, kërkohen fonde për rindërtimin
Presidenti brazilian Michel Temer thotë se qeveria po kërkon fonde nga kompanitë dhe bankat për të ndihmuar në rindërtimin e Muzeut Kombëtar të Rio De Janeiro pasi u shkatërrua nga zjarri.
Ministri i Arsimit Rossieli Soares tha se ndihma ndërkombëtare do të duhej gjithashtu dhe bisedimet me trupën kulturore të OKB-së, UNESCO ishin në proces.
Zyrtarët e muzeut thonë se gati 90% e koleksionit është shkatërruar.
Stafi tha se zjarri ka ardhur si pasojë e reduktimit të financimeve ndër vite, duke bërë që gjendja e ndërtesës të degradojë.
Muzeu përmbante një nga koleksionet më të mëdha të antropologjisë dhe historisë natyrore në Amerikë. Ai përfshinte eshtrat 12,000-vjeçare të një gruaje të njohur si “Luzia”.
Të hënën, zyra e presidentit Temer tha se kishte biseduar me zyrtarë të bankave dhe bizneseve të mëdha braziliane për të shqyrtuar mënyrat për të rindërtuar muzeun “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Duke iu drejtuar gazetarëve jashtë ndërtesës së rrënuar, Soares tha se qeveria federale kishte ndarë mënjanë 2.8 milion paund për të rindërtuar strukturën dhe për të rikthyer koleksionin e saj.
Hetimet kanë nisur, por ministri i kulturës Sergio Leitao i tha gazetës
Estado de S.Paulo
se shkaku më i mundshëm ishte një gabim elektrik./tvklan.al