Sy i nxirë, çfarë po ndodh me Ronaldon?
Ai kohët e fundit u transferua nga Real Madridi te Juventus nëpërmjet një marrëveshjeje 99 milionë dollarëshe.
Futbollisti, 33 vjeçar, Cristiano Ronaldo është fotografuar në Sardenjë gjatë një shëtitje me jaht, me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez. Në fotot e publikuara ngaDaily Mail
, mund të dallohet qartë syri i nxirë i Cristiano Ronaldos ndërkohë që shijon pushimet e tij në det. Syri i nxirë i fituesit të “Topit të Artë” vjen pas ndeshjes në stadiumin Tardini, në të cilën ai nuk shënoi asnjë gol. Që kur Ronaldo është bërë pjesë e Juves, ai ka bërë 23 gjuajtje në portën kundërshtare në 3 ndeshje, por nuk ka arritur ende të bëjë asnjë gol, duke shkaktuar zemërim te fansat e skuadrës bardhë e zi. Sulmuesi po bën çmos për t'u përshtatur në Torino dhe ka marrë me vete kuzhinierin e tij, një dietolog dhe fizioterapistin./tvklan.al