Basha: Nuk ka rrugë tjetër veç përballjes
Lulzim Basha ka paralajmëruar nga Shkodra përshkallëzim të aksionit politik të opozitës, një ditë pasi refuzoi çdo ftesë për bashkëpunim me mazhorancën. Basha kërkoi angazhim maksimal nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në këtë qytet gjatë një takimi që zhvilloi me kryesinë e degës.
“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka”.
Në funksion të kësaj sfide, Basha tha se procesi i organizimit të brendshëm në Partinë Demokratike duhet të evidentojë figurat më të mira për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato parlamentare që janë objektiv final i aksionit dhe platformës që opozota pritet ta bëjë publike ditët në vijim.
Tv Klan