Video: E dashura kap buqetën, ai…


Video: E dashura kap buqetën, ai…

18:10 04/09/2018

Hedhja e buqetës nga nusja është kthyer në traditë, por mund të ndodhë edhe që të shkaktojë probleme.

E para, të presësh buqetën mund të jetë me pasoja, pasi varet ku bie… E dyta, shumë prej vajzave në dasmë do të përpiqen ta kapin në të njëjtën kohë…

Dhe e treta, nëse e kap, tradita thotë se duhet të jesh personi i radhës për t’u martuar. Ky i fundit duket se nuk është rasti i ndodhur në një dasme  në Northamptonshire, e mbajtur të shtunën e shkuar.

Pas martesës, e ftuara Rachel Besley kapi buqetën. Të gjithë duartrokitën dhe u gëzuan për të. Por teksa gëzimi kishte nisur, Daniel Gilbert, i dashuri i saj, mund të shihej duke “ia mbathur” me vrap.

Pikërisht ky moment u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Mbetet e paqartë nëse Rachel pa vetëm anën gazmore nga ky incident…

/tvklan.al






Të ngjashme