Ekzekutohet shqiptari në Spanjë
Një emigrant shqiptar në Spanjë është ekzekutuar me armë zjarri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle, të cilat shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.
Pas mesnate, rreth orës 00:45 të ditës së sotme, banorët vendas njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Kur shkuan në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare.
Emri i tij nuk është bërë i ditur nga mediat spanjolle, por viktima është rreth 43 vjeç. Ai kishte disa plagë në trup të shkaktuara nga armët e zjarrit. Nga të dhënat e deritanishme është zbuluar se 43-vjeçari shqiptar është qëlluar me pistoletë nga një person. Autori dyshohet se pas krimit është larguar me një automjet ngjyrë të zezë.
Policia spanjolle ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e këtij krimi dhe për të identifikuar autorin e vrasjes së shqiptarit.
/tvklan.al