Karantinë për avionin me 521 pasagjerë në bord


Karantinë për avionin me 521 pasagjerë në bord

22:03 05/09/2018

Një fluturim ndërkombëtar nga Dubai u fut në karantinë mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi u ul në aeroportin JFK, të New York, me disa pasagjerë të sëmurë.

Të paktën 100 pasagjerë, në mesin e 521 të tillëve që udhëtonin me avionin e Emirateve të Bashkuara, nuk u ndjenë mirë. Ata shfaqën simptoma si ethe dhe kollë.

Agjencia amerikane e shëndetit CDC, në një deklaratë për mediat, tha se në bashkëpunim me autoritetet të tjera, ishin marrë masa për të transportuar pasagjerët nëpër spitalet lokale.

“Pasagjerët që nuk janë sëmurë, nuk do të lejohen që të vijojnë planet e tyre për të udhëtuar. Në rast se kjo do të jetë e domosdoshme, ata do të shoqërohen nga zyrtarë të shëndetit”,

thuhej në deklaratën e CDC.

Pasi avioni u fut në karantinë, pasagjerët që ndodheshin në bordin e avionit u ekzaminuan nga zyrtarët e shëndetit. 10 prej tyre u dërguan në spital, ndërsa 9 të tjerët refuzuan trajtimin.

Pak kohë më vonë, zëdhënësi i kryebashkiakut të New York, Eric Phillips tha se të gjithë pasagjerët kishin lënë avionin dhe se të sëmurët ishin dërguar në spital.

Ai tha se disa prej tyre vinin nga qyteti i Mekës, që aktualisht po përballet me një epidemi gripale dhe se të gjitha simptomat tregonin për grip.

Amerikanja

ABC News

raporton se kishte qenë piloti ai që kishte dhënë alarmin përpara se të ulej, pasi ishte informuar se disa prej pasagjerëve po kolliteshin dhe kishin temperaturë të lartë.

/tvklan.al






Të ngjashme