Reagimi ndaj Berishës? Thaçi: Fola pa emra. Kush mundohet me shty dialogun e Kosovës, e ka gabim!(Video)


Reagimi ndaj Berishës? Thaçi: Fola pa emra. Kush mundohet me shty dialogun e Kosovës, e ka gabim!(Video)

22:09 06/09/2018

Pyetjes se gazetarit Blendi Fevziu për ‘reagimin e shpërpjesëtuar’ ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh kundër ndryshimit të kufijve, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ai nuk kishte përmendur asnjë lider dhe se ky ishte interpretim i medias.

Ky është interpretimi juaj, apo edhe i disa portaleve të rrejshme. Në asnjë deklaratë timen nuk përmendet asnjë njeri me emër. Unë flas vetëm në parim, princip, me ide dhe me fakte. E theksova as kam folur për ish-Kryeministrin, ish-Presidentin, as për Kryeministrin dhe as Presidentin aktual as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Raportet e mija me institucionet e Shqipërinë kurrë nuk kanë qenë private apo ideologjike, por kanë qenë gjithmonë në interes të përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe të kombit…Ka ndodhur fati që të jem në të njëjtën kohë kryeministra, unë i Kosovës, edhe Kryeministri Berisha i Shqipërisë. Bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, ndërsa debatet tuaja në Tiranë mbani në Tiranë dhe mos i mbartni në Prishtinë…Nëse unë përmend emra ju mund të flisni për reagimin tim kundër këtij apo atij lideri. Por, e theksoj, ata, kushdo që të jetë, që pretendojnë me shty, me vonu dialogun, negociatat dhe marrëveshjen që nënkupton njohje reciproke, mendoj se e kanë gabim. Pse e kanë gabim? Sepse vonojnë të ardhmen e Kosovës në BE, NATO dhe OKB dhe vonojnë para së gjithash progresin euroatlantik të kombit shqiptar. Për secilin lider në Shqipëri kam respekt maksimal. Në kohë të ndryshme kemi pasur ndonjëherë edhe opinione të ndryshme, por secilin prej tyre e kam mik.

Lidhur me raportet aktuale me ish-Kryeministrin Berisha, Thaçi tha “unë kam raporte korrekte, konstruktive të bashkëpunimit institucional me të gjithë liderët shqiptarë.”/tvklan.al






Të ngjashme