Gjendet i vdekur 58-vjeçari në Himarë
Një 58-vjeçar është gjetur i pa jetë pranë portit të Himarës pak pas mesnatës rreth orës 00:43. Policia thotë se nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale.
Mendohet se viktima me iniciale F.Ç është rrëzuar aksidentalisht ku dhe ka humbur jetën. Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al