Sherr në një lokal gjatë natës, goditet me thikë pronari
Një zënkë e ndodhur gjatë natës në ambientet e një lokali në Dibër, ka çuar në plagosjen e një 49-vjeçari. Burime zyrtare sqarojnë se policia u njoftua për konfliktin në fshatin Sohodoll rreth orës 03:00.
Gjithçka ndodhi në lokalin e të plagosurit me iniciale B.C. 49-vjeçari u konfliktua me një 40-vjeçar me iniciale B.B. Në zënke e sipër ky i fundit plagosi rëndë me thikë pronarin e lokalit, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.
Në njoftimin e saj, policia thotë se nga hetimet e para dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta (grindje e çastit) mes palëve.
“Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të Strukturave të DVP Dibër është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit”
, thotë policia.
Autoritetet vijojnë punën për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/tvklan.al