Video: Kryeministri i jep lajmin e mirë familjes nga Vlora
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Manastirliu ishin në fshatin Vajzë të Vlorës ku panë nga afër kushtet në të cilat jëton familja e Niko Ahmeti. Shtëpia e tyre gjendet larg nga fshati, duke bërë kështu të vështirë furnizmin me energji elektrike.
Zoti Ahmeti ka 5 fëmijë, 3 djem dhe 2 vajza, jetojnë në një shtëpi thuajse të rrënuar dhe në kushte shumë të vështira. Kjo situatë përkeqësohet edhe më shumë kur koha ftohet dhe shirat fillojnë. Familja e tij jeton vetëm me 8000 lekë ndihmë ekonomike që marrin në muaj.
Sipas një njoftimi nga Zyra për Shtyp e kreu të qeverisë, Kryeministri Rama pasi u njoh me situatën e vështirë i premtoi kryefamiljarit se puna për rindërtimin e shtëpisë do fillojë, madje do shikohet dhe mundësia që familja të përfitojë nga grantet për zhvillimin rural.
Përveç ndihmës me rindërtimin e shtëpisë, politika e qeverisë është krijimi i një baze nga ku familje të tilla si ajo e zotit Ahmeti të mund të jetojnë me forcat e tyre e të krijojnë një të ardhme për veten e tyre dhe zonën ku jetojnë.
/tvklan.al