Vizita e Vuçiç, Haradinaj: Kosova shtet mikëpritës, por respekton territorin e saj


Vizita e Vuçiç, Haradinaj: Kosova shtet mikëpritës, por respekton territorin e saj

19:00 08/09/2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se “Kosova është shtet mikpritës”, duke iu referuar vizitës së presidentit serb, Alëksandër Vuçiç në Kosovë.

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka deklaruar Haradinaj. /klankosova






Të ngjashme