Rrëzohet avioni, 19 të vdekur dhe 4 të plagosur
Rënia e një avioni të vogël pasagjerësh në Sudanin Jugor i ka marrë jetën 19 personave dhe ka plagosur 4 të tjerë.
Mes të mbijetuarve të tragjedisë ajrore është edhe një mjek italian.
Autoritetet thanë se avioni Çarter ishte nisur nga Juba drejt qytetit tjetër Jorul.
Avioni ra në një lum dhe dyshohet se shkak i rënies ka qenë shikueshmëria e ulët për shkak të mjegullës.
Tv Klan