Zhduket në rrethana misterioze këngëtari
Një këngëtar gjerman është zhdukur në brigjet e Kanadasë, pasi është hedhur nga bordi i anijes në të cilën po shëtiste.
Sipas mediave gjermane, Daniel Kueblboeck rezulton i humbur që prej mëngjesit të së dielës kur u pa për herë të fundit në Newfoundland, Kanada. Roja bregdetare është duke kërkuar për këngëtarin. Dëshmitarët okularë pohuan se kanë parë Kueblboeckin të hidhej nga kuverta e anijes rreth orës 6 të mëngjesit. Anija u kthye menjëherë pas njoftimeve dhe helikopterët e rojes bregdetare filluan ta kërkonin. 33-vjeçari u bë i famshëm në Gjermani si konkurent i“Gjermania po kërkon një superstar
”, në vitin 2003./tvklan.al