Gjendet i vdekur në kanal një person

Foto ilustruese

Gjendet i vdekur në kanal një person

10:20 10/09/2018

Një burrë është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Gjoc të Kavajës. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se viktima është rreth 60-70 vjeç dhe nga këqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 14:20, ndërsa policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.

“Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike: Është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Woke””,

thotë policia në njoftimin e saj

.

Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202.

/tvklan.al






Të ngjashme