
Burri dorëzon në polici kokën e gruas
Një burr shkoi në një stacion policie dhe nxori nga një qese kokën e gruas, të cilën e kishte vrarë, sepse e “tradhtonte”.
Burri, i identifikuar si Satish, u fut në stacionin e policisë në Ajjampura, në jug të Indisë, teksa mbante në dorë një hanxhar dhe deklaroi se kishte vrarë bashkëshorten e tij Roopa.
Sipas asaj që shkruan The Sun, ishte një oficer policie që e kapi momentin në video, teksa Satish uli çantën në tokë dhe nxori kokën e së ndjerës duke e mbajtur me një dorë.
35-vjeçari më pas deklaroi:
“Kjo është bashkëshortja ime zotëri. I dhashë të gjithë dashurinë që mundesha”.
Në këtë kohë mund të dëgjohet një oficer policie që i thotë ta fusë kokën brenda qeses sërish.
Satish u tha policëve se bashkëshortja e tij e tradhtonte dhe se kishte humbur kontrollin pasi e kishte kapur atë me të dashurin.
Autoritetet e arrestuan Satish dhe pasi morën dëshminë e tij të plotë, nisën një hetim formal për akuzën e vrasjes.
Ai mësohet se u tregoi atyre edhe ku kishte lënë trupin e gruas.
/tvklan.al