Ish-kryeministri Sali Berisha sonte në “Opinion”


Ish-kryeministri Sali Berisha sonte në “Opinion”

14:13 13/09/2018

Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Opinion”, në Tv Klan.

Mes të tjerash, ish-kryeministri Berisha do të flasë për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, zhvillimet në Partinë Demokratike dhe vettingun në politikë.

Teksa njoftoi pjesëmarrjen e ish-kryeministrit në emisionin e së enjtes, gazetari Blendi Fevziu tha të mërkurën se Berisha do të vihej përballë një paneli gazetarësh.

Ish-kryeministri Berisha rikthehet pas më shumë se 5 vitesh në emision politik më të ndjekur të shqiptarëve. Intervistën e fundit për Fevziun ai e ka dhënë gjatë kohës që ishte kryeministër. /tvklan.al






Të ngjashme