Balla i përgjigjet Bashës: Je jurist mediokër


Balla i përgjigjet Bashës: Je jurist mediokër

15:50 13/09/2018

Edhe këtë të enjte replikat mes maxhorancës dhe opozitës janë bërë në distancë. Taulant Balla kundërshtoi deklaratat e Lulzim Bashës që akuzoi Gramoz Ruçin se po tentonte të bllokonte nismën e opozitës për vettingun e politikanëve dhe e fton që përveçse të lexojë rregulloren e Kuvendit të vijë në parlament për të konstatuar se e kundërta është e vërtetë.

“Je një jurist mediaoker…e dorëzuan të premte, sot është seaca e parë siç e parashikon rregullorja…keni në tavolina dokumentet…”

Maxhoranca thotë se e di qëllimin e propozimit të kësaj nisme për ndryshime kushtetuese nga ana e opozitës.

“Duan t

ë

pengojn

ë

Reform

ë

n n

ë

Drejtësi…”

Sikurse thonë se dinë po ashtu se vettingun në politike mund ta bëjnë vetëm organet e reja që do të ngrihen siç e parashikojnë ndryshimet kushtetuese të miratuara me konsensus absolut Korrikun e dy viteve të shkuara. Përndryshe vettingu i politikave nga politikanet është i pabesueshëm sipas Ballës.

“Kush do ta besonte vettingun q

ë

un

ë

mund t

ë

bej p

ë

r Lulin dhe Saliun dhe anasjelltas.”

Socialistet pretendojnë se në draftin e propozuar nga opozita nuk është i përfshirë kontrolli dhe për familjarët e politikanëve që do kalojnë në siten e vettingut, nuk parashikohet hetimi për rastet e korrupsionit, si dhe ndëshkimi penal në rastet kur funksionaret publik nuk i kalojnë filtrat e hetimit. Ç’ka sipas tyre i bën me së miri SPAK dhe BKH.

Tv Klan






Të ngjashme