Çfarë dhurate i bëri Blendi Fevziu, Berishës në fund të emisionit (video)
Në përfundim të emisionit “Opinion” në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu i dhuroi një stilograf ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Blendi Fevziu:
Zoti Berisha, para se t’ju falenderoj që ishit të studio, do doja siç kemi bërë me disa personalitete të tjerë,
t’
u dhuroj një stilograf të bërë nga ‘Estel Jewelry’, e cila është me stemën e Republikës së Shqipërisë dhe me figurën të gdhendur të heroit kombëtar dhe me inicialet e emrit tuaj.
Sali Berisha:
Shumë faleminderit.
Ish-Kryeministri u rikthye në këtë studio pas pothuajse 6 vitesh, kur ishte ende Kryeminisër. Për rreth 2 orë, Berisha ishte përballë një paneli prej 4 gazetarësh në emisionin “Opinion”, ku foli për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, vettingun në politikë dhe zhvillimet brenda Partisë Demokratike.
/tvklan.al