Manaj shënon në Kupën e Mbretit
Rei Manaj duket se po ambientohet tek Albasete. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në sfidën e Kupës së Mbretit me Lugon e luajtur të enjten, por e humbur me rezultatin 3 – 2.
Manaj hyri në lojë në pjesën e dytë dhe realizoi në kohën shtesë, duke mos arritur të ndihmojë ekipin e tij të kalojë në turin e tretë.
Ky është goli i dytë për Rei Manajn me fanellën e Albasetes, pas atij të realizuar në kampionat në barazimin 1 – 1 ndaj Deportivo La Korunjas.
Tv Klan