14 viktima si pasojë e tajfunit në Filipine
Të paktën 14 persona humbën jetën si pasojë e tajfunit Mangkhut, që goditi veriun e Filipineve. 2 prej viktimave janë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit.
Autoritetet vendase njoftuan se bilanci mund të rëndohet më tej, pasi ka pasur rreth 42 rrëshqitje toke dhe ende nuk ka një numër të saktë të personave të zhdukur.
Stuhia e fuqishme shkatërroi qindra banesa dhe shkaktoi përmbytje në disa qytete. Mijëra persona janë evakuuar, ndërsa tajfuni po i drejtohet Kinës.
Tv Klan