Me armë në çantë, arrestohet 39-vjeçari në Lushnje
Policia e Lushnjes ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur në qytet. I arrestuari është Xheni Xhumari. Ai u ndalua nga uniformat blu teksa udhëtonte me makinën e tij.
Gjatë kontrollit në mjet, iu gjet një pistoletë me 14 fishekë, që e mbante brenda çantës së tij personale. 39-vjeçarit Xhumani iu sekuestruan edhe 4 fishekë arme gjahu. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive"./tvklan.al