Emrat/ Goditet rrjeti i kokainës, 6 shqiptarë dhe 5 italianë të arrestuar
Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, kryesisht të kokainës në Gallipoli. Në pranga janë vënë 6 shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.
Ata akuzohen për krijimin e një organizate të trafikimit të drogave të forta dhe mbulonin kryesisht zonën e Gallipolit, por edhe përreth tij. Policia thekson se mes të arrestuarve është edhe një anëtar i mafias Sacra Korona Unita.
Shqiptarët e vënë në pranga janë Saimir Sejdini 27 vjeç, Klodian Shehaj 36 vjeç, Danel Gjoci 20 vjeç, Roxhers Nebiu 27 vjeç, Enri Shehaj 25 vjeç dhe Rrapush Tefa 26 vjeç.
/tvklan.al