Vettingu në Politikë, PD Letër Rucit: Mblidh Komisionin e Ligjeve
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramos Ruçi të thërrasë mbledhjen e Përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve këtë të premte, me qëllim shqyrtimin e propozimit për “vettingun në politikë”.
Kërkesa u bë me anë të një letre të titulluar “Fillimi i shqyrtimit të amendamenteve kushtetuese për “vettingun në politikë”. Spaho thotë se miratimi i projektligjit dhe vettingu për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarë të lartë duhet të bëhet pa vonesë dhe të fillojë të zbatohet menjëherë. /tvklan.al