A je e dashuruar? Eli Fara: Zemra ime është…


A je e dashuruar? Eli Fara: Zemra ime është…

18:58 18/09/2018

Eli Fara është një ndër këngëtaret më të komentuara në media për pamjen dhe anën profesionale. Por kur vjen puna tek jeta private, ajo është tejet e rezervuar.

Sot këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku fansat e pyetën nëse është e dashuruar. Përgjigja e këngëtares ishte e prerë, “Jo”. Ndërkohë shtoi se zemra e saj është e lirë.

Fansja: Jam kurioze që të di, Eli a je e dashuruar?

Eli Fara: Jo, për momentin. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rriten kërkesat ndaj vetes, aq më tepër që unë kam arritur gjithçka vetë dhe jam shumë e fuqishme. Zemra ime është e lirë.

/tvklan.al






Të ngjashme