Zyra e punës në Tiranë funksionon prej vitesh


Zyra e punës në Tiranë funksionon prej vitesh

16:41 16/01/2014 ZyraepunesimitKryeministri Rama inaguroi pak ditë më parë zyrën e punësimit në Tiranë, duke e quajtur një arritje të 100 ditëve të para të qeverisjes së tij, që s’u bë kurrë në 20 vjet.

Por zyra e punësimit ka funksionuar prej vitesh dhe janë jo të paktë ata që janë punësuar përmes saj.

Prej shume vitesh dhjetra qytetarë drejtohen në sportelet e Drejtorisë së Punësimit në Tiranë për të aplikuar për punë. Menjëherë sapo regjistrohen në sistem ato pajisen me kartelën e punëkërkuesit.

Nuk janë të paktë ata që janë punësuar pikërisht nga kjo zyrë e cila fuksionon prej shumë vitesh. Këtë na e konfirmojnë edhe qytetarë të cilët sot janë në punë, falë aplikimit në këtë drejtori.

Interesi për të gjetur një vend pune është i madh dhe ndodh kështu në zyrat e vjetra, pasi ndoshta jo të gjithë e dinë se është hapur zyra e re e punësimit në Tiranë, për të cilën kryeministri Rama tha se ishte një arritje e 100 ditëve të para të qeverise së tij, që s’u bë asnjëherë në20 vjet nga qeveritë paraardhëse.





Të ngjashme