Rama publikon shkresën për Bashën: Mima të kërkoi privatizimin e Teatrit Metropol
Mungesa e opozitës në Kuvend nuk e ka penguar aspak kryeministrin Edi Rama që të akuzojë Partinë Demokratike kur vjen puna tek çështja e “Teatrit”.
Por sot kreu i qeverisë u ndal tek një shkresë e cila i është dërguar Lulzim Bashës në kohën që ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. Ka qenë ministri i Financave të asaj kohe Florian Mima, ku në një shkresë drejtuar Bashës i kërkonte privatizimin e Teatrit Metropol.
Kam një shkresën këtu ajo që Florian Mima, ministri i Ekonomisë ja dërgon Lulzim Bashës, kryetar i Bashkisë ku i kërkon privatizimin e teatrit Metropol (në kllapa shënon Floriani, teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në një teatër, përpara se Lulzim Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për partneritet publik-privat, as për të ndërtuar një teatër të ri të Metropolit, në këmbim të kontributit të z. Veliaj dhe në funksion të përfitimi legjititm të z.Veliajt, pasi të investonte për teatrin e ri, por privatizim për të ndërtuar pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi.
Natyrisht që estrada është domen i Partisë Demokratike dhe është e drejta legjitime e Lulzim Bashës dhe e të gjithëve me radhë në atë oborr. Por në rastin konkret jemi para një shembulli, nga qindra dhe mijëra shembuj që nxjerrim për të ballafaquar fytyrën e tyre që flasim me fytyrën e pasqyrën e fakteve që tregon se sa hipokrite është përpjekja e tyre. Është hipokrite kur bërtasin për të mbrojtur godinë e marrë fund të Teatrit Kombëtar dhe as monument kulture nuk mund të konsiderohet.
Rama nuk anashkaloi as debatin lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar, ku tha se skena e tij është 8 metra e gjërë, ndërsa skena e re e Teatrit të Turbinës është 24 metra.
E keni idene se sa është skena e teatrit aktual, 8 metra, ndërsa skena e Turbinës është 24 metra. Edhe sikur të merremi me hipotezën për restaturim është e pamundur. Ndërkohë që shqiptarët duhet thjesht dhe vetëm të bëjnë dallimin midis nesh që një pronë publike të kthyer në një ndërmarrje që nuk i referohet askish pa i cenuar as 1 metër katrorë do e kthejmë në një prej teatrove më të bukur të rajonit nga ata që një teatër metropoli kishin në dorë dhe e kthyen në një subjekt. Ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara me vendosmëri dhe do i thyejmë këto barriera që ngrihen mes nesh dhe njerëzve në një përpjekje për të dëshpëruar njerëzit dhe duke folur me gjuhën e fakteve dhe provave konkrete. Janë po ata që kur u shemb stadiumi i vjetër kombëtar dhe do të jenë po ata që do venë kapele, syze, shall, dhe pallto në verë që të mos i njohim kur të vinë dhe shohin ndeshjet,
tha Rama.
/tvklan.al