Petrit Murzaku rrëfen tragjedinë e 6 Shkurtit 1981 në Feken të Tiranës (Emisioni 20 – Sezoni 1)


Petrit Murzaku rrëfen tragjedinë e 6 Shkurtit 1981 në Feken të Tiranës (Emisioni 20 – Sezoni 1)

Autori: Pamela Jonuzi

18:27 17/05/2009

Histori me zhurmues – Jeta e tij është e mbushur me episode që kanë të bëjnë me sportin, por ka patur edhe periudha të vështira. Një nga periudhat më të vështira të jetës së Petrit Murzakut ka qenë gjatë kohës që ka qenë pedagog në shkollën “Skënderbej”.Bëhet fjalë për ortekun e viti 1981, një nga aksidentet më të mëdha që ka ndodhur gjatë stërvitjeve ushtarake me studentët. Petrit Murzaku ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, nga ku rrëfeu ngjarjen.

“Ka qenë data 6 Shkurt 1981 tek Mali me Gropa në zonën Feken. Mali ishte i mbuluar me dëborë dhe tematika jonë e mësimit ishte mënyra e lëvizjes në terren malor të mbuluar me dëborë. Atë ditë ra borë shumë dhe ne vendosëm që të mos ngjiteshim deri në majë. Për t’u ngjitur sa më lehtë përdorëm litarë. Por ka një rregull në lëvizjet malore, sidomos kur janë me borë: ndalohen bisedat me zë të lartë, ndalohen celularët, ndalohen radiot, ndalohet gjuajtja me armë.

E gjithë kjo sepse krijohet rezonancë dhe nxit rrëshqitjen e dëborës. Ndërkohë që ne po pushonim dëgjojmë një automatik me breshëri. Ishte shkëputur një pjesë e dëborës dhe kishte marrë përpara gjithçka. Menjëherë shkuam atje, por ç’të shihje, filluam të gërmojmë dhe gjeta 2 trupa të pajetë. Ndërkohë që ne gërmonim në dëborë nisi një tjetër ortek, i cili mori gjithçka përpara. U shkëput një faqe mali rreth 500 metra dhe ne ishim në grykë. Unë kam bërë 350 metra brenda në dëborë.

Brinjët i kisha të thyera dhe dërrasën e kraharorit të thyer dhe rashë në një gropë. Gjatë ortekut mendoja për familjen dhe luftoja, por nuk dija ku shkoja. Pasi rashë në gropë nisa të gërmoj dhe të marr frymë, kam qëndruar aty për rreth 40 minuta. Më pas kanë ardhur dhe më kanë nxjerrë dhe mua më ngeci çizmja në dëborë. Ndërkohë që morën çizmen time, gjetën edhe një student tjetër të gjallë. Kur shkova në spital pyesja për shokët e mi pedagogë, por ata nuk erdhën. Më vonë më njoftuan se kishin ndërruar jetë. Kjo ishte hera e parë që ndodhte një aksident i tillë”, tha Murzaku.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al






Të ngjashme