Thaçi – Haradinajt: Nuk bëhet luftë në studio televizive
Deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se kufijtë janë vendosur me luftë dhe vetëm me luftë ndryshojnë, presidenti Hashim Thaçi iu përgjigj jo pa ironi, duke i kujtuar një bashkëluftëtari, se ku zhvillohen betejat.
“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”.
Presidenti Thaçi përsëriti qëndrimin e tij se Marrëveshja me Serbinë do të jetë konsensuale dhe nuk do të pranojë në asnjë rrethanë ndarje të Kosovës, shkëmbim territoresh apo autonomi ekzekutive të veriut, e ngjashme me Republikën Srpska.
Tv Klan