“Kopshti 18” me ambiente të reja


“Kopshti 18” me ambiente të reja

16:00 25/09/2018

Fëmijët e Njësisë 2 në kryeqytet këtë vit kanë kushte më të mira. Zgjerimi i ambienteve në “Kopshtin 18” në Rrugën. “Mihal Grameno” ka bërë që kopshtet e tjera përreth të kenë më pak ngarkesë.

Sipas Kryebashkiakut Erion Veliaj të tilla investime kanë ndikuar që kërkesa e prindërve për t’i regjistruar fëmijët në kopshtet publike të jetë më e lartë.

“Jam shumë i lumtur që kopshti jo vetëm është rregulluar, por i janë shtuar hapësirat me disa dhjetëra metra katrorë. Do të thotë që kemi shtuar grupet, kemi kaluar nga një kopsht me 150 fëmijë në një kopsht që tani ka thuajse 300 fëmijë. E di që këmbëngulja e prindërve për t’i çuar fëmijët në kopshtet publike është shumë e madhe. Për ne është kompliment. Do të thotë se kopshtet publike e kanë rritur aq shumë cilësinë, saqë për një vend në kopshtet publike kemi një pafundësi kërkesash”.

Kryebashkaiku njoftoi se pas “Kopshtit 18” do të përfundojë së shpejti edhe rikonstruksioni i shkollës “Mihail Grameno”.

Tv Klan






Të ngjashme