Basha – Rama shkëmbejnë akuza në rrjetet sociale
Shpallja e platformës Antimafia nga Partia Demokratike një ditë më parë për të çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe oligarkia, ka nisur një valë të re akuzash në politikën shqiptare.
Kryetari i demokratëve Lulzim Basha drejton gishtin nga Kryeministri kur thotë se qeveria ka nisur fushatën e shpifjeve për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e klientëve. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha thotë se zgjedh të jetë në krah të njerëzve, teksa thekson se është thelluar hendeku mes qytetarëve dhe Kryeministrit.
“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Rames për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve”,
shprehet kryedemokrati Lulzim Basha.
Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Rames për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 25, 2018
Menjëherë pas tij është kundërpërgjigjur Kryeministri Edi Rama, i cili akuzon Partinë Demokratike si gjobëvënëse ndaj biznesit me platformën e saj të Antimafias.
“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron; ka harruar arsyen pse ekziston; ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse! Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën”,
deklaron Kryeministri Edi Rama.
Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën🤡
— Edi Rama (@ediramaal) September 25, 2018
Platforma Antimafia e Partisë Demokratike synon të sekuestrojë pasuritë publike të fituara që janë në kundërshtim me ligjin.
/tvklan.al