Kamera e fshehtë e Stop zbulon si shitet droga në gjimnazet e Tiranës (video)
Emisioni “Stop” ka kryer një investigim në disa nga shkollat e mesme të Tiranës, aty ku lëndët narkotike shiten e blihen në mes të ditës fare lirisht.
Në gjimnazet “Partizani”, “Sinan Tafaj”, “Ibrahim Rrugova” në Kamëz, “Besnik Sykja” e “Petro Nini Luarasi” është më lehtë të gjesh hashash se çdo gjë tjetër. Madje ka raste kur dozat e narkotikëve hidhen nga dritaret e klasave. Kamera e emisionit “Stop” sfaqi me zë dhe figurë sesa lehtë mund të blihet hashashi nga nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet. Shkolla e mesme "Partizani" Blerësi - Çuna, keni çakmak? Nxënësi 1 -Çfarë do? Çakmak?
Jo, s'kam!
Blerësi - Ëhë, s’e pikan cigaren çunat... Nxënësi 1 -Ne pijmë vetëm hashash.
Blerësi - Ëëë, hajde na jep dhe neve, hajde një herë këtu, hajde një herë këtu, hajde se e kam seriozisht për zotin. Veç ma gjej ku ta gjej se të jap unë sa të duash ti! Hajde! Nxënësi 1 -Jo mo, e ka kyyy...
Nxënësi 2 - Kë do marrësh? X? Nxënësi 1 -Ça o burrë, të marr atë shefin tim!
Blerësi - Po sa lekë mundet me më shku? Nxënësi 1-
Po ke katërshe, pesë, sa të duash...
Nxënësi 2 - Po ju keni ditëlindje përditë? Nxënësi 1-
Alo!
Blerësi - S'ka gjë se shkojmë bashkë! Nxënësi 1 -Jo unë, jo!
Nxënësi 2 - Shkojmë bashkë thotë, shih ça thotë mo jeta! Blerësi - Ikim bashkë, mor burrë! Ç’ke? Nxënësi 1 -Po hë pra, sille këtu!
A e sjell dot këtu?
Te shpia ë?! Po mirë, mirë, te shkolla hajde!
Blerësi - Sa vonohet? Nxënësi 1 -Bhaaa.
Nxënësi 2 - S'ka? Nxënësi 1 -Si s'ka mo, po duhet me ik dhe një herë tani o jeta!
Blerësi - Po ky që e shet është çun apo gocë? Nxënësi 1 -Këto jemi ne.
Nxënësi 2 - Jo ne, mo jo! Blerësi - Po jeni të vegjël ju. Nxënësi 1 -E do troç fare, plaku im?
Blerësi - Seriozisht?! Nxënësi 1 -Po, troç!
Blerësi - 5 mijë lëkë ëëë? Merri! Nxënësi 1 -A të pëlqen, shihe i herë, a të pëlqen?
Po s'të pëlqeu ta kthej mbrapsht unë!
Blerësi - Po jo, o shok! Shkolla "Sinan Tafaj" Blerësi - Çuna, cila orë është kjo? Nxënësi -Sapo ka filluar ora e pestë.
Blerësi - Hajde një çikë këtu! Nxënësi-Po, shprehu!
Blerësi - Unëëë kam organizuar një ditëlindje dhe desha me ble një boçe hashash. Kam 25-vjetorin e ditëlindjes dhe do ta bëj një çikë kështu, të madhe... Nxënësi -E, o, a mo ka noj gja aty (a mos ka ndonjë gjë aty)? E kam seriozisht!
Blerësi - Me lekë në dorë, i thuaj! Nxënësi -Hë, mor burrë! Prit, prit njëherë!
Blerësi - A të futem unë tek X dhe të dalë ky, të ma japë tek dera? Nxënësi -Jo, jo, se e hedh nga lart.
Blerësi - Ai të thërret, o ti e hodhi. Jo, jo, jo! Nxënësi -Hajde ikim tani, prit se erdha! Ueee ja ka q... robt.
Blerësi - Hë, se s'ka gjë, pak më duhet. Nxënësi -Mbaje këtë, të shof mos gjej noj tjetër!
Blerësi - Fute, fute, ma rregullo një çikë! Është i mirë, thu ti? Nxënësi -Po mo, unë them e pi vetë. Ti, kur të duash...
Blerësi - Tjetër? Nxënësi -Jo, jo!
Blerësi - Hë? Nxënësi -Kur të duash, herë tjetër!
Shkolla e mesme "Ibrahim Rugova", Kamëz Blerësi - Keni dalë në pushim të gjatë? Nxënësi -Jo, e kemi mbaru shkollën.
Jemi në vit të tretë.
Blerësi - A vjen pak? Vjen një çikë, të të pyes për një gjë? Nxënësi -Po, mo!
Blerësi - Unë kam një ditëlindje, do bëj diçka të madhe se është 25-vjetor, do e bëj kam nja 15- 20 veta, por doja të më ndihmoje, të gjeja një boçe hashash. Nxënësi -Po s'kemi mo!
Nxënësi 2 -Do një teke hashash?
Blerësi - Ma gjen? Nxënësi -Po!
Blerësi - Ku? Nxënësi-
Prit këtu!
Blerësi - Të pres këtu? Hajde! Nxënësi -Thashë, se deshe ndonjë gjë tjetër, po për hashash eee, këtu ka sa të duash.
Nxënësi 2 - Ka Kamza plot. Blerësi - Hajde këtej! Sa lekë do të jap? Nxënësi -S'du lekë hiç!
Nxënësi 2 -A kërkove nder, a të mbaruam nder?
Blerësi - Ok! Faleminderit! Shkolla e mesme "Besnik Sykja" Blerësi - Djali, si je? Nxënësi -Po!
Blerësi - Të të pyes, ku mund të gjej hashash? Nxënësi -Hashash?
Blerësi - Po... me lekë ëëë... Nxënësi -Ja të flas me këto cunat, o X.
Nxënësi 2 -Ju e doni patjetër?
Blerësi - Po, se kemi një ditëlindje. Nxënësi -Sa doni?
Blerësi - Një qese. Nxënësi-
Alo... a more ndonjë gjë të mirë për gocën?
Transportuesi - Poo... Blerësi -Të mirë ma, ee...
Transportuesi - Të mirë fare! Nxënësi -Janë shoqet e mia, gocat.
Blerësi - Ja dhe lekët! Nxënësi -Në rregull... po vij më vonë!
Blerësi - A na e ke dhënë të mirë? Transportuesi - Po të mirë, provoje! Nxënësi -Ne atë pijmë vetë përnatë.
Shkolla e mesme "Petro Nini Luarasi" Blerësi - O çuna! Kot me jua bo një pyetje! Të lutem mos ma merrni për të keq...! Nxënësi -Po jo moj, s’ka problem!
Blerësi - Ku mundem me e gjet 1 cigare hashash? Nxënësi -Ke ofertë... ?
Nxënësi 2 - Hë! Nxënësi -Ofertë ke?
Nxënësi 2 - Po! Nxënësi-
E ke numrin e X, apo është brenda?
Nxënësi 2 - Do jetë në mësim se s’ka mbaruar akoma, bie e dhjetë. Nxënësi -Ku je? A vonohesh shumë ti? Aa, se na duhet një ashtu..., aa pasnesër thotë.
Nxënësi 2 - Si? Nxënësi -Vetëm pasnesër, kur të vij thotë
. Blerësi - Për sot s’bëhet gjë këtu ee? Nxënësi -S’është këtu ai.
Blerësi - Po të marr në telefon, po ashtu nesër. Nxënësi -Po mirë!
Blerësi - Ok! Ça bën? Nxënësi 3 -Si kaloni? Mirë? Edhe flori me pas prit, s’do kish vonu kaq shumë.
Blerësi - Ku e di ti, mesa padurim po e pres?! Nxënësi 3 -A do ikim, ta pimë dhe një cigare tjetër?
Blerësi - Me e dredh. Nxënësi 3 -Po me ik me e pi, se e kam dredh 1, e ke gati.
Blerësi - Jo, unë nuk jam aq në formë. Kjo e pi. Nxënësi 3 -Pse?
Blerësi - Po s’jam. Nxënësi 3-
Ti s’pi?
Blerësi - Jo unë vallaj, plus sot që është vapë... Nxënësi 3 -E di sa do të të qetësojë?
Blerësi - Jo, ti rrofsh faleminderit! Unë e du për të martën! Nxënësi 3 -Për të martën...
Blerësi - Ti e ke dredh? E ke gati? Nxënësi 3 -Gati e ke!
Blerësi - Ok! Nxënësi 3 -Mos e vrit mendjen! Kujdes, mos ta thyesh!
Blerësi - E ke bërë të përzier me cigare. Nxënësi 3 -Po normal, o ti...
Blerësi - Sa detyrohem për këtë? Nxënësi 3 -Asnjë gjë!
Blerësi - Jo, jo! Nxënësi 3 -Vec për pritjen... jo, jo!
Blerësi - Merre! Faleminderit shumë! Nxënësi 3 -Faleminderit ju!
Blerësi - Mos të detyrohem më shumë? Nxënësi 3 -Jo, jo!
Blerësi - Unë numrin e kam. Nxënësi 3-
Unë kisha qejf ta pinim edhe këtë tjetrën.
Blerësi - Një kafe e pimë ne, por këtë për sot jo njëherë!/ Moderatorët e emisionit "Stop" i bënë apel të gjithë instancave për të reaguar ndaj këtij fenomeni, pasi hashashi ka nisur të tregtohet haptazi./tvklan.al