Vdes në avion foshnja 11-muajsh
Një foshnje 11 muajshe ka ndërruar jetë në një fluturim të Qatar Airways këtë mëngjes, shkruan Daily Mail.
Arnav Varma ishte me prindërit e tij në një fluturim nga qyteti i Dohës për në Hyderabad, Indi, kur filloi të kishte probleme me frymëmarrjen rreth orës 2.30 të mëngjesit.
Foshnja u dërgua në Qendrën Mjekësore Apollo në Aeroportin Ndërkombëtar Rajiv Gandhi menjëherë pasi avioni u ul, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.
Arnav kishte një pasaportë amerikane dhe mendohet të ketë lindur në New Jersey, ndërsa babai i tij kishte pasaportë indiane.
Familja mendohet se ishte në Doha, Katar për të vizituar të afërmit e tyre.
/tvklan.al